Telegrafi

PSE: Nikolla Gruevski tani dëshiron vdekjen e Zaevit, i ka kaluar gjithë kufijtë

Partie e Socialistëve Evropian (PSE) është brengosur për fjalët e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili tha se sipas PSE, e dëshiron vdekjen e Zoran Zaevit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk mund të mendoj diçka më jodemokrate dhe jonjerëzore se sa t’ia dëshirosh vdekjen dikuj në fushatë parazgjedhore. Nikolla Gruevski ka shkuar shumë larg, dhe kjo paraqet thyerje të vullnetit të mirë, i cili bazohet në Marrëveshjen e Përzhinës”, deklaroi lideri i PSE-së Sergej Stanishev.

PSE mbështet fuqishëm bisedimet me BE-në dhe SHBA-në, me qëllim që të tejkalohet kriza institucionale në Maqedoni, përmes zgjedhjeve fer dhe demokratike./Telegrafi/