Site icon Telegrafi

Pse Neki Emra nuk bashkëpunoi me Adelina Ismailin?

Neki Emra ishte njëri nga të ftuarit e Big Mamës në emisionin “Një kafe me mamën”, të dielën.

Këngëtari foli rreth projekteve të reja si dhe jetës bashkëshortore pas martesës me prezantuesen Zana Zhavelli, transmeton Telegrafi.

Mes tjerash artisti u pyt nga Bigu se përse solli bashkëpunim me Leonora Jakupin dhe jo Adelina Ismailin.

I gjendur përballë kësaj pyetje provokuese të Big Mamës, Neki tha se i respekton të dy këngëtaret dhe çmon punën e tyre.

“Adelinën e respektoj shumë, e çmoj për bagazhin artistik që ka, ashtu siç çmoj dhe respektoj edhe punën e Leonorës. Të dyja janë të mira për mua dhe kanë vlerat e veta për punën që kanë bërë, por Leonora është një yll. Ashtu ndodhi dhe Leonora ishte pro këtij bashkëpunimi”, tha Neki duke treguar se kjo këngë ka kaluar edhe pritshmëritë e tyre.

“Kur filluam me realizimin ideja ishte të sillnim diçka që do t’i pëlqejë një plaku por edhe një fëmije dhe ashtu doli, kënga u pëlqye jashtëzakonisht shumë, zërat tanë u përshtatën aq mirë sa nuk ma ka marrë mendja”, shtoj Emra.

Këngëtari gjithashtu zbuloi se është i diplomuar në degën ingjinieri i elektroteknikës, por që nuk ka ushtruar asnjëherë këtë profesion, ndërsa krahas këngës prej dhjetë vitesh punon si agjent i shitjes. /Telegrafi/

Exit mobile version