Telegrafi

Pse Milanit i duhet Sergino Dest dhe e ofroi në ditën e fundit të afatit kalimtar

Milani së shpejti do të zyrtarizojë Sergino Destin nga Barcelona dhe ka dy disa arsye pse kuqezinjtë kanë afruar mbrojtësin amerikan. 

Dest zbarkoi në Milano mëngjesin e sotëm dhe po kryen testet mjekësore me kampionët e Serie A.

Milani ka lëvizur shpejt për të siguruar shërbimet e një mbrojtësi të ri pas dëmtimit të Alessandro Florenzi, shkruan Football Italia.

Italiani pritet të qëndrojë jashtë fushës për disa javë shkaku i problemeve muskulore, ndaj kuqezinjtë kishin nevojë për një lojtar të ri për ta zëvendësuar.

Dest mund të luajë në krahun e djathtë ose të majtë, por mund të jetë gjithashtu një opsion i vlefshëm edhe në sulm, ku Milanit ndonjëherë i mungon cilësia.

Alexis Saelemaekers dhe Junior Messias nuk po performojnë vazhdimisht në krahun e djathtë, kështu që Dest mund të vendoset edhe në treshen e sulmit nëse është e nevojshme.

Milani do të paguajë 100 për qind të pagës së Destit gjatë gjithë sezonit dhe ka një opsion për ta bërë lëvizjen e tij të përhershme për 20 milionë euro verën e ardhshme./Telegrafi/