A e keni vërejtur se thuajse secili mashkull e kthen shikimin te ndonjë vajzë e bukur, madje ndonjëherë edhe kur është me partneren e vet, por normalisht fshehtas? A e dini pse ndodh kjo?
Secila femër së paku një herë në jetë e ka kapur partnerin e vet duke shikuar ndonjë femër tjetër. Shumica e tyre këtë do ta kuptojnë si ofendim apo së paku do të brengosen pak.
Sidoqoftë, këto janë arsyet se përse meshkujt i shikojnë femrat e tjera, ndërkaq asnjëri prej tyre nuk është se nuk e dashuron partneren e vet.
Çështja është te testosteroni
Meshkujt femrën do ta shikonin instinktivisht, ndërkaq vetëm më vonë do të mendojnë për atë se çka janë duke bërë. Testosteroni ndikon në trurin e tyre i cili percepton “gjahun” potencial, ndërkaq sytë e tij thjesht duhet patjetër të shikojnë.
Pas kësaj “vijnë” në vete dhe çdo gjë kthehet në gjendjen normale, por gabimin e kanë bërë – tanimë tjetrën e kanë shikuar.
Çështja është edhe te estetika
Femrat dëshirojnë të shikojnë gjëra të bukura, ndërkaq as meshkujt nuk janë fare ndryshe. Do ta masin me sy femrën e bukur, sepse dëshirojnë të kënaqen me pamjet e bukura, mirëpo kjo nuk do të thotë që për këtë shkak nuk e dashurojnë partneren e tyre.
Edhe femrat në po të njëjtën mënyrë kënaqen me pamjet e bukura, mirëpo tek ato më së shpeshti fjala është për këpucët.
E po këtu është faktori i xhelozisë
Mashkulli i cili ndihet mjaft tërheqës dhe ndonjëherë qëllimisht para partneres së vet do të shikojë femra të tjera vetëm për shkak të reaksionit.
Në atë mënyrë tërheq vëmendjen, ndërkaq më vonë kënaqet me xhelozinë e së dashurës së vet. /Telegrafi/