Telegrafi

Pse krejt po flasin për UNUM – çka e bën të veçantë këtë festival?

Në orar të punës, gjatë pauzave, në çdo kafe të secilit qytet, e në çdo ambient ku shoqërohen njerëzit, kohëve të fundit është vetëm një temë në mesin e tyre: UNUM FESTIVAL.

Por përse është duke u bërë bujë kaq e madhe – ose, më mirë të themi, çfarë po e bën UNUM-in një festival kaq të veçantë saqë nuk ka njeri që nuk dëshiron të jetë aty?

Organizimi

Me një ekip enorm të specializuar në fushën e organizimit të eventeve të përmasave të mëdha, UNUM Festival po vlerësohet lart për nivelin e përgatitjes dhe organizimit.

Ndonëse është vetëm edicioni i dytë i këtij festivali dhe gjërat kanë ndryshuar si rrjedhojë e pandemisë COVID-19, organizatorët kanë arritur që në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit në Shqipëri të mos lënë hapësira për t’u brengosur fare për virusin, pasi që do të jetë ndër festivalet e para në botë që do ta kryejnë testin e antigjenit para futjes në festival.

Lokacioni

Njësoj sikurse në edicionin e parë, UNUM do të mbahet në plazhin e bukur të Ranës së Hedhun në Shëngjin të Shqipërisë.

Pesë elementet e natyrës – tokën, ujin, zjarrin, ajrin e hapësirën – do t’i gjeni dhe ndjeni në një vend të vetëm: UNUM.

Muzika

Të shpërndarë në tri skena përgjatë 5 ditëve dhe 4 netëve, kasta e artistëve do të përkujdeset që të ketë muzikë 24 orë pa ndërprerë.

Sven Vath, Ben Klock, Ricardo Villalobos, Mathew Jonson, Raresh, Priku, Sonja Moonear, etj. do të jenë vetëm disa prej artistëve me famë botërore që do të performojnë mes pishave e në plazhin e Ranës së Hedhun.

Shoqëria

Jo edhe rastësisht festivali e ka moton “Bëhu NJË”, pasi që duke ofruar hapësira rekreacioni, muzikë dhe Javën e Kulturës, UNUM Festival është vendi ku njerëzit lidhen mes vete përmes qëllimeve, dëshirave e shijeve të përbashkëta.

Çmimi i volitshëm

Marrë parasysh lokacionin ideal që gjithashtu gjendet afër qyteteve të pasura me kulturë si Shkodra, Lezha, Shëngjini e Valbona, muzikën prej artistëve me renome botërore dhe rrethanat e krijuara pas virusit, çmimi do të jetë vetëm 70 euro (kliko KËTU për ta blerë biletën), që është më i liri krahasuar me festivalet tjera në cilindo breg të Detit Mesdhetar.

Sidoqoftë, UNUM Festival në bashkëpunim me Telegrafi Events  i dhuron 4 bileta FALAS për lexuesit e vet.

Për t’u bërë pjesë e lojës shpërblyese, shikoni postimin e mëposhtëm.