Transferimi i futbollistit të njohur kroat, Josko Gvardiol te Manchester City, edhe pse u duk se kishte marrë fund, kjo gjë u komplikua në ditët e fundit pasi klubet nuk arritën të bien dakord për dëmshpërblimin përfundimtar.
Mediat angleze shkruajnë se drejtuesit e RB Leipzigut i kanë thënë atyre të Manchester Cityt se do të duhet të paguajnë 100 milionë euro fikse për të blerë Gvardiol.
Kjo pasi klubi ka mundësi të negociojë në këtë mënyrë pasi nuk ka asnjë problem financiar, fal shitjeve të bërë në këtë afat kalimtar.
Kjo pasi gjemanët shitën Dominik Szoboszlai te Liverpool dhe Christopher Nkunku te Chelsea, dhe në parim, klubi nuk ka nevojë të shes dhe me dëshirë do ta mbante Gvardiol edhe për sezonin e ardhshëm dhe më pas ta shiste në një klub të ri.
Për këtë arsye ata kanë kushte të qarta për Man Cityn – pasi me marrjen e 100 milionë eurove, ata duan të sjellin një zëvendësues për Gvardiol diku rreth 50 milionë euro, ndërsa po aq do t’iu mbesin si fitime “të pastra”.
Për shkak të klauzolës në kontratë, nëse Gvardiol shitet për 100 milionë euro, Dinamo e Zagrebit do të merrte 16.4 milionë euro.
Megjithatë, problemi për Leipzig është se Gvardiol po e shtyn sa më shumë largimin e tij te Manchester City sepse dëshiron të punojë me Pep Guardiolan.
Nga ana tjetër trajneri thuhet se është i frustruar me gjithçka dhe dalëngadalë po e humb durimin sepse klubi nuk i ka plotësuar kërkesat e tij.
Gvardiol ka luajtur gjithsej 87 ndeshje për RB Leipzig dhe ka shënuar pesë gola. AI ka edhe 21 paraqitje për kombëtaren kroate. /Telegrafi/