Telegrafi

“Pse jo?”, Arteta i përgjigjet thashethemeve për Mbappen

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta i është përgjigjur pyetjeve rreth një transferimi të mundshëm të Kylian Mbappe në Emirates.

Mbappe thuhet se ka informuar Paris Saint-Germain se do të largohet nga gjigantët francezë si transferim i lirë në fund të sezonit 2023/24.

Real Madridi besohet se është afër nënshkrimit të sulmuesit 25-vjeçar, por me yllin francez janë lidhur edhe klube tjera si Barcelona, Liverpooli dhe Arsenali.

Lexo po ashtu Kylian Mbappe është 'i gatshëm të bashkohet' me Arsenalin falë një lojtari

Për një transferim të mundshëm të Mbappes në Emirates është pyetur edhe trajneri Arteta, i cili do ta priste me krahë të hapur.

“Kylian Mbappe në Arsenal? Pse jo?”, u përgjigj fillimisht Arteta në konferencë.

Lexo po ashtu Al-Khelaifi i tha vetëm dy fjalë Mbappes pasi francezi i tha personalisht se po largohej nga PSG

“Nëse duam të jemi skuadra më e mirë, do të kemi nevojë për talentët më të mirë dhe lojtarët më të mirë”.

“Unë nuk jam i përfshirë. Ndoshta Edu dhe pronarët janë, nuk jam në ato biseda deri në fazën e fundit”, përfundoi trajneri i Arsenalit. /Telegrafi/