Telegrafi

Pse janë kundër njëra-tjetrës Dua Lipa dhe Bebe Rexha?! (Foto)

Dua Lipa, dhe Bebe Rexha janë vetëm dy nga emrat e suksesshëm të skenës muzikore ndërkombëtare që janë ngjitur me hapa të sigurt drejtë famës.

Kësaj radhe këngëtaret po e ndajnë një sukses të përbashkët por që njëkohësisht janë edhe konkurrente mes vete.

Ato të dyja janë të nominuara në ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV Europe Music Awards, në kategorinë “Best Push”, në mesin e shumë emrave tjerë të njohur.

Kjo do të jetë hera e parë për Duan që merr një nominim kaq të rëndësishëm, ndërsa Bebe ka qene e pranishme në evente të tilla edhe më heret me performanca të këngëve dhe poashtu është e nominuar edhe në kategorinë “Best New Artist”.

Mundësi votimi kanë të gjithë në faqen zyrtare të MTV VMA, përderisa një gjë është e sigurt, cila do që të ketë fatin e fitueses do të na bëjë shumë krenarë. /prive/