Topi goditi Antonio Rudiger në dorë dhe shkoi si asistim për Trevor Chalobah, që shënoi për 1-0 në ndeshjen që Chelsea e fitoi ndaj juventusit me rezultat 4-0.
Sezonin e kaluar, rregullat thoshin se çdo prekje e topit me dorë nga një lojtar sulmues ku pastaj shënohet gol automatikisht goli anulohej, pavarësisht nëse konsiderohej e qëllimshme apo jo.
Kjo u ndryshua nga IFAB këtë verë, kështu që tani jo çdo prekje me dorë ndalon lojën. Përndryshe, qëllimshmëria duhet të konstatohet në mënyrën e zakonshme.
https://twitter.com/3F_coffeeaddict/status/1463243879059279880
“Jo çdo kontakt i topit me dorën ose krah i një lojtari përbën shkelje”, thuhet në rregullore.
Në këtë rast, Adrien Rabiot e gjuajti topin në krahun e Rudiger.
Ish-mbrojtësi i Romës gjithashtu kishte duart në gjoks, kështu që me siguri nëse topi nuk do ta kishte goditur në dorë, do t’i kishte goditur gjithsesi trupin. /Telegrafi/