Shtëpia e BBVA është sërish skena e një debati mes dy gazetareve, Ledjonës dhe Rozës.
Në një moment stërvitjeje në palestër në oborrin e shtëpisë, bashkë me disa të tjerë banorë, diskutimi mes tyre merr një kthesë tjetër.
Gjithçka nisi me një kompliment nga ana e Ledjonës, e cila u shpreh ndaj Rozës se flet shumë bukur.
Roza iu kthye menjëherë, duke iu referuar profesionit të tyre: “Po a jemi gazetarë, apo s’jemi?” Kjo solli një dialog të mbushur me ironi pasi Ledjona pyet Rozën: “Pse gazetare je ti?”
“Në profesion gazetare jam, të kam thënë” – deklaroi Roza me një ton të sigurt. “Kam mbaruar për shkenca politike, dhe jam moderatore, si ti.”
Megjithatë, ndërsa diskutimi zhvillohej, Ledjona ngulmoi dhe vazhdoi të shtynte për detaje, duke e pyetur Rozën: “Çfarë temash ke bërë, çfarë ke intervistuar?”
Roza i shpalosi Ledjonës përvojën e saj, duke theksuar se puna e saj ka qenë më shumë e orientuar nga ana artistike se sa investiguese apo politike, përqendruar te nuancat njerëzore dhe kreative.
Ndërsa Roza u përpoq të rrëfejë për një intervistë me Sali Berishën, Ledjona zgjodhi të mos e dëgjojë duke lënë përshtypjen e një injorimi të qëllimshëm. /Telegrafi/