Telegrafi

Pse është mirë të keni VITHE të MËDHA? (Foto)

Në përgjithësi madhësia e vitheve varet nga gjenetika, por është detyrë e shkencës t’ju dhurojë arsye të shumta për ta dashuruar çdo centimetër të asaj që ua ka dhuruar nëna.

Dhjami i vitheve është i padëmshëm

Ndryshe nga dhjami i tepërt i bardhë në bark, i cili i rrethon organet dhe shpin në inflamacion, shtypje të lartë dhe sëmundje të ndryshme, vithet e mëdha janë të mbushura me dhjam të verdhë, dhe ky lloj i dhjamit është i padëmshëm, transmeton Telegrafi.

Vithet e mëdha bëjnë të dukeni më atraktive

Psikologët besojnë se meshkujt i preferojnë femrat me vithe më të mëdha sepse ato ua theksojnë pamjen e lakimit të shpinës. Kjo është trajtë mjaft e dëshirueshme, sepse një shpinë e lakuar e lehtëson presionin kurrizor dhe lëndimet gjatë shtatzënisë.

Shkallët i ngjitni shumë lehtë…

Ngjitja e shkallëve kërkon edhe përfshirjen e muskujve poshtë belit – duke përfshirë muskulin gluteus maximus – cili është më i madhi. Femrat me vithe të vogla e kanë shumë më të vështirë ecin shkallëve.

Femrat me vithe të mëdha lindin fëmijë të mençur

Ijët dhe kofshët përmbajnë në rezervat e tyre acide yndyrore omega-3. Disa shkencëtarë besojnë se kur e ushqeni beben me gji, trupi e hapë atë rezervë për të marrë qumështin. Pasi që bebet kanë nevojë për këtë lloj yndyre për trurin, sistemin nervor dhe zhvillimin e syve, disa biologë besojnë se vithet e mëdha mund të ‘përkthehen’ në fëmijë të ndritur.

Vithet e mëdha janë si DROGA

Shikimi i vitheve të mëdha të një femre i aktivizon regjionet e trurit të mashkullit të cilat ndryshe mund të aktivizoheshin vetëm nga drogat, alkooli apo ushqimi. Pra, vithet e mëdha janë drogë për meshkujt. /Telegrafi/