Telegrafi

Pse ende nuk po konfirmohet vdekja e Prigozhinit?

Yevgeny Prigozhin ishte në listën e pasagjerëve të aeroplanit që u rrëzua në afërsi të Moskës, sipas autoriteteve ruse – por kjo nuk do të thotë se ai ka vdekur.

Ka mundësi që në fund të mos ketë hipur në aeroplan, raporton skynews.

Lexo po ashtu Publikohen pamjet e rrëzimit të aeroplanit ku dyshohet se u vra kreu i Wagnerit

Po qarkullojnë shumë lajme në internet se një aeroplan që i përkiste kreut të grupit të Wagnerit ka bërë zig-zage mbi Moskë, sipas sistemeve të gjurmimit Flight Radar.

Lexo po ashtu Çka është duke bërë Putin në momentin që po dyshohet se u vra Prigozhin?

Ka spekulime se Prigozhin mund të ketë qenë në këtë aeroplanin e dytë – por tani për tani, thjesht nuk dihet, shkruan bbc.

Lexo po ashtu Autoritetet ukrainase hedhin dyshime lidhur me vdekjen e Prigozhinit

Të dhënat e fluturimit të aeroplanit janë pjesërisht të paarritshme përmes FlightRadar24, ueb-faqe për gjurmimin e aeroplanëve.

Por, të dhënat tregojnë se aeroplani u nis nga Shën Petersburg më herët sot dhe fluturoi drejt Moskës. Aeroplani zhduket nga radari pranë aeroportit “Ostafyevo” në Moskë.

Do të kalojë kohë derisa ajo që ka ndodhur të mund të vërtetohet edhe nga autoritetet hetimore. /Telegrafi/