Sergio Aguero nuk është aktivizuar nga minuta e parë kundër Barcelonës dhe kjo është një befasi në formacionin e Manchester Cityt.
Madje është raportuar se ai nuk kishte dalë që të nxehej me lojtarët tjerë para ndeshjes.
Të gjithë lojtarët tjerë rezervë kishin dalë në nxehje, por jo edhe sulmuesi argjentinas. Ndërsa mediat e kanë konsideruar këtë si një formë proteste.
Pep Guardiola ka konfirmuar se vendimi i tij për ta lënë në bankë Agueron është bërë për arsye taktike.
Pritet të shihet nëse kjo taktikë do t’i shërbejë skuadrës angleze për të nxjerrë rezultat pozitiv. /Telegrafi/