Moises Caicedo ishte gati për t’u bashkuar me Liverpoolin deri mbrëmë pasi Brighton ra dakord për një marrëveshje prej 128 milionë eurosh për lojtarin.
Megjithatë, sot, lojtari raportohet të ketë pasur mendime ndryshe nga klubi aktual dhe ka refuzuar The Reds.
Chelsea përgatitet të bëjë një ofertë të re për mesfushorin ekuadorian.
Thuhet se arsyeja pse Moises është kaq i vendosur për t’u bashkuar me klubin londinez është sepse ai tashmë i dha fjalën bluve kur ra dakord për kushtet personale me ta prej kohësh.
Për më tepër ai ka qenë në kontakt me zyrtarët e lartë të skuadrës së Chelseat, gjë që e ka forcuar më tej dëshirën e tij për t’u bashkuar me Blutë. /Telegrafi/