Vajzat e deputetit socialist, Koço Kokëdhima, kanë marrë rrugën e artit dhe ishin të njihura para se babai i tyre t’i futej politikës.
Besa prej vitesh është një ndër këngëtaret më të talentuara në Shqipëri, por dhe Bora ka hyrë fuqishëm në botën e modës me markën e saj, “SAVAGE”.
Por ajo që bën përshtypje është se pse Besa nuk vishet nga motra e vet që është stiliste, ashtu që Mapo ka nxitur dyshimin se mos ndoshta ka ndonjë konflikt mes motrave Kokëdhima?
Ne daljet e saj më të rëndësishme, këngëtarja zgjedh stilistin e saj personal, Ardi Asllanin, si dhe stilistin nga Kosova, Valdrin Sahiti.
Veshjet e motrës, Besa i vesh vetëm kur Bora organizon sfilata.