Site icon Telegrafi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

E ardhmja e Jean-Clair Todibo duket gjithnjë e më shumë drejt Juventusit në Itali, ku mediat italianesupozojnë se bashkimi i tij me ekipin italian nga Nice është vetëm çështje kohe.

Juventusi sapo ka mbyllur dy shitje, atë të Dean Huijsen te Bournemouth dhe Matias Soule te Roma dhe kjo do t’i lejojë Juventusit të kryejnë marrëveshjen për Todibo.

Barcelona po i shikon me vëmendje këto lëvizje dhe mbetet shumë e interesuar për destinacionin e ardhshëm të Todibos, pasi kanë 20 për qind në shitjeje e ardhmen dhe mund të marr para nga transferimi i tij.

Por sipas informacioneve të fundit, gjithçka tregon se Blaugranët do të duhet të presin për të marr shumën e plotë nga shitja e qendrëmbrojtësit.

Todibo pritet të mbërrijë në Juventus në formë huazimi me detyrimin blerje, ku italianët do të paguanin vetëm 5 milionë këtë verë për të siguruar huazimin e lojtarit dhe shuma e mbetur prej rreth 35 milionë do të paguhej në fund të vitit sezonin.

Formula e transferimit me detyrim blerje do të nënkuptonte që Barça do të merrte nga shitja e Todibos paratë në dy këste. Nëse marrim në konsideratë shifrat e publikuara, Blaugranët tani do të fitonin 1 milion euro dhe në verën e 2025 do të futnin në xhep 7 milionët eurot e mbetura.

Barcelona e shiti Todibon për 8.5 milionë plus 7 milionë bonuse te Nice në qershor 2021 dhe kishte marrë më parë para për huazimin e francezit te Schalke. /Telegrafi/ 

Exit mobile version