Telegrafi

PSD sërish me aksion simbolik: Vjosa Osmani me nëndegë të LVV-së në Presidencë

Partia Socialdemokrate e Kosovës, ka mbajtur një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës.

PSD ka vendosur një pankartë ku thuhet se “Presidenca është shndërruar në nëndegë të Lëvizjes Vetëvendosje”, transmeton Telegrafi.

Nol Nushi nga PSD para mediave ka thënë se u.d e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani tash e disa muaj është shndërruar nëndegë e LVV-së.

“Zyra e presidencës u përurua, tash është nëndegë e LVV-së, sepse ashtu ka vepruar. Vjosa Osmani e përdori zyrën duke themeluar iniciativën e saj”, tha ai.

Tutje, Nushi ka thënë se Osmani është përshtatur mirë me mendësinë e kreut të LVV-së, Albin Kurti. /Telegrafi/