Site icon Telegrafi

PS triumfon në Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, Fier, Korçë dhe Berat – rrëmben 74 deputetë

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 ka përfunduar në 10 qarqe.

Partia Demokratike ka triumfuar në Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Kukës, kurse Partia Socialiste në Elbasan, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Fier dhe Berat.

Vetëm në dy qarqe vijon ende numërimi, në Tiranë dhe Durrës.

Lexo po ashtu Mbesin për t'u numëruar 350 vendvotime – vijon beteja vetëm në Tiranë e Durrës

Në të gjithë vendin, deri më tani PS kryeson me 696,355 vota, e pasuar nga PD-AN me 562,921, LSI deri më tani ka marrë 98,497 vota, kurse PSD 32,445 vota.

PS ka 74 mandate, ndërsa PD 59 mandate, LSI 4 dhe PSD 3 mandate. Nga 5198 qendra votimi deri më tani janë numëruar 4,824.

Lexo po ashtu PS shpall fitoren në orën 18:00 nga sheshi 'Skënderbej' në Tiranë

Deri më tani nga votat e numëruara kanë rezultuar 75,235 të pavlefshme. /TCH/

Exit mobile version