Telegrafi

PS merr edhe Lushnjën, “Shtëpia e Lirisë” drejtë fitores në Shkodër

Kandidatja e Partisë Socialiste, Eriselda Sefa ka dalë fituese në zgjedhjet e pjesshme lokale në Bashkinë e Lushnjës, pas mbylljeve të numërimit nga Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve në këtë qytet.

Sipas të dhënave të KQZ-së për zgjedhjet e 6 marsit, Sefa ka marrë 21,477 vota në këto zgjedhje, rreth 10 mijë vota më shumë nga Elton Bano, kandidatë i “Shtëpisë së Lirisë”. Ndërkohë, kandidati i Partisë Demokratike, Indrit Sefa ka marrë vetëm 3,809 vota.

Kujtojmë se kandidatët e PS-së kanë fituar edhe në bashkitë e Vorës dhe Rrogozhinës.

Lexo po ashtu Zgjedhjet në Shqipëri, pas Vorës, PS fiton edhe Bashkinë e Rrogozhinës

Sipas të dhënave të KQZ-së, numërimi vazhdon në Dibër, Durrës dhe Shkodër ku janë mbajtur zgjedhjet e pjesshme lokale.

Sipas të dhënave të përditësuara deri në orën 11:16, kandidatët e PS-së kryesojnë në bashkitë e Dibrës dhe Durrësit, ndërsa në Bashkinë e Shkodrës kryeson kandidati i “Shtëpisë së Lirë”. /Telegrafi/