Telegrafi

PRSD: Nuk duhet lejuar që Gruevski të ikë i pandëshkuar

Partia e re social demokrate e Maqedonisë (PRSD) deklaron se OBRM-PDUKM-ja do të jep përgjegjësi para drejtësisë, prandaj alarmon se politikanë të kësaj partie mund të tentojnë të ikin nga vendi, në drejim të panjohur, përmes aeroporteve te Shkupit dhe Ohrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prandaj, PRSD-ja thotë se organet e persekutimit të Maqedonisë duhet që të rritin syçelësinë e tyre, si në aeroporte, ashtu edhe në vendkalimet kufitare me shtetet fqinje, sidomos në periudhën pas orës 17, në ditën e zgjedhjeve.

Kjo parti konsideron se mund të ndodhë ikje e ndonjë politikani, duke u bazuar në fjalët e Gruevskit, që sipas kësaj partie, është kërcënuar me likuidim të liderit të opozitës.

PRSD-ja deklaron se Maqedonia nuk duhet të lejojë që Gruevski të ikë i pa ndëshkuar./Telegrafi/