Telegrafi

Provokon me të pasmet, Enca e quan vetën ‘bishë’

Foto: Enca Haxhia/Instagram

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, vazhdon të rrëmbejë vëmendjen me pozat provokuese që publikon në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet mjaft provokuese pranë pishinës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Teksa vë në pah të pasmet, Enca shkruan në mbishkrimin e fotografisë se është një “bishë që po mbushet me energji”.

“Bisha po mbushet me energji për një super vit 1 ose 2”, ka shkruar Haxhia përbri kësaj fotografie.

Ajo përndryshe ka qenë shumë e angazhuar me koncerte dhe projekte muzikore, të cilat janë pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/