Josep Borrell theu heshtjen të mërkurën dhe denoncoi Gjeorgjinë për miratimin e të ashtuquajturit “ligji rus” në leximin e tretë dhe të fundit.
Në një deklaratë të bashkë-nënshkruar me Komisionin Evropian, Borrell thotë se legjislacioni bie ndesh me ambiciet e anëtarësimit të Gjeorgjisë në BE dhe duhet të tërhiqet në tërësi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Miratimi i këtij ligji ndikon negativisht në përparimin e Gjeorgjisë në rrugën drejt BE-së. Zgjedhja për rrugën përpara është në duart e Gjeorgjisë”, kanë shkruar ata.
“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve gjeorgjiane të tërheqin ligjin, të mbështesin angazhimin e tyre ndaj rrugës së BE-së dhe të çojnë përpara reformat e nevojshme”.
Deklarata, megjithatë, nuk përshkruan ndonjë pasojë të qartë për procesin e pranimit, i cili filloi në dhjetor pasi Gjeorgjia u shpall një vend kandidat në BE.
Tbilisi. I pomyśleć, że w Polsce są tacy, którzy marzą o opuszczeniu Unii Europejskiej, a o fladze unijnej mówią szmata. pic.twitter.com/T88OROze3W
— Monika Mesuret (@NocnaZ) May 13, 2024
“BE është e gatshme të vazhdojë të mbështesë gjeorgjianët që punojnë drejt një të ardhmeje evropiane”, thuhet në deklaratë.
Ndryshe, bëhet fjalë për ligjin që ka provokuar protesta por edhe një përleshje fizike ndërmjet deputetëve në parlamentin e Gjeorgjisë. /Telegrafi/