Site icon Telegrafi

Provoi të thyente xhamin e Mercedesit, e ra në tokë pa ndjenja! (Video)

Nuk ishte dita e tij me fat. Për 30 minuta provoi të thyente derën e veturës së bardhë Mercedes, e më pas mori një tullë dhe ia hodhi xhamit. Por, tulla iu kthye atij në fytyrë dhe e rrëzoi për toke.

Gerard Brady, që është pronar i veturës, e kishte gjetur atë të shtrirë në tokë dhe pa ndjenja.

Keqbërësi është ngritur dhe ka kërkuar të mos njoftohet Policia, transmeton Telegrafi.

Kur Gerard ka vërejtur dëmtimet në veturë dhe pasi ka marrë regjistrimin e kamerës së sigurisë, e njohu “të lënduarin e pafajshëm” teksa ia godiste veturën.

Policia në Irlandë e ka lansuar këtë video, që të ketë informata nga dikush që mund të njoh këtë burrë keqbërës. /Telegrafi/

Exit mobile version