Këtë vit në MTV Video Music Awards 2021 nuk ka munguar as artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.
E përzgjedhur si “Ikona e Stilit”, biondja nuk ka zhgënjyer as këtë herë me dukjen e paraqitjen atraktive.
Ajo ka shkëlqyer në tapetin e kuq me një fustan të zi të gjatë, e me një palë pantallona të shkurtra.
Dukjen e kompletoi me një palë çizme të gjatë mbi gjunjë, e me një stilim interesant flokësh.
Aksesorët dhe protezat në dhëmbë prej ari me inicialet e këngëtares e bënë të duket edhe më unike.
“VMAS. Kam kaluar kohën më të mirë duke prezantuar mikun tim, Ed Sheeran”, ka shkruar Ora.
Krijuesja e hitit “Anywhere” më pas falënderoi ekipin dhe të gjithë që u përkujdesën për ‘look’-un e saj.
Theksojmë se Rita sivjet nuk ishte e nominuar në asnjë kategori në çmimet e MTV VMAs.
Nga shqiptaret, Dua Lipa ishte e nominuar në kategoritë si: “Kënga më e mirë e vitit”, “Bashkëpunimi më i mirë”, “Kënga më e mirë latine” dhe “Regjia më e mirë”.
Megjithatë, e njëjta nuk ka arritur të rrëmbejë ndonjë çmim. /Telegrafi/