Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas saktësisht një vit më parë.
Në shenjë solidariteti me popullin ukrainas, po organizohen tubime dhe protesta të ndryshme anembanë globit, raporton bbc.
Një e tillë pritet të mbahet edhe në kryeqytetin gjerman, Berlin, ku mijëra njerëz do të marshojnë në sheshet e këtij qyteti për të treguar solidaritetin me popullin e Ukrainës.
Paraprakisht, disa demonstrues kanë vendosur një tank të djegur rus përpara Ambasadës Ruse në Berlin, me tytën drejtuar ndërtesës së shtetit të Rusisë.
Atmosfera raportohet se është e zymtë, ku kalimtarët e rastit raportohet se po bëjnë fotografi pranë tankut. /Telegrafi/