Telegrafi

Protestuesit tentojnë të hyjnë me dhunë në komunën e Leposaviqit

Protestuesit në Leposaviq kanë tentuar para gjysmë ore të hyjnë me dhunë në ndërtesën e komunës, por nuk janë lejuar nga ushtarët e KFOR-it.

Protestuesit kanë tentuar të futen në komunë duke pretenduar se brenda ndodhet ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe nënkryetarja e kësaj komune, Dragana Miletiq, raporton kp.

Deri tani nuk është shënuar ndonjë incident, por situata mbetet nën tension.

Vendosja e kryetarëve të rinj shqiptar në katër komunat veriore, Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, ka nxitur reagime të ashpra të serbëve lokalë.

Lexo po ashtu Asnjë kamionë nga Serbia nuk lejohet të hyjë në Kosovë

Në këto komuna që nga data 26 maj ka pasur zhvillime të njëpasnjëshme, serbët protestuan dhunshëm për disa ditë, ku tentuan të hyjnë më forcë në objektet e komunave.

Grupe kriminale serbe sulmuan ushtarë të KFOR-it, policë dhe ekipe të mediave. Zhvillimet e fundit në veri kanë nxitur reagime të ashpra nga ndërkombëtarët të cilët edhe kërkuan nga Qeveria e Kosovës të ulin tensionet.