Site icon Telegrafi

Protestuesit pro-ukrainas kundërshtojnë rrëfimin e JD Vance për konfrontimin që ai pretendon se e la vajzën e tij, 3-vjeçare ‘të shqetësuar dhe të frikësuar’

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance pretendon se ai u përball me protestues pro-ukrainas në Cincinnati të shtunën, ndërsa po ecte me vajzën e tij trevjeçare, e cila u bë “gjithnjë e më shumë e shqetësuar dhe e frikësuar” nga britmat e tyre, tha ai.

“Sot ndërsa po ecja me vajzën time 3-vjeçare, një grup protestuesish ‘Slava Ukraini’ na ndiqnin përreth dhe bërtisnin ndërsa vajza ime bëhej gjithnjë e më e shqetësuar dhe e frikësuar”, shkroi Vance në X, transmeton Telegrafi.

“Vendosa të flas me protestuesit me shpresën se do të mund të ndërroja disa minuta bisedë për ta duke e lënë fëmijën tim vetëm. Ishte një bisedë kryesisht me respekt, por nëse je duke ndjekur një 3-vjeçare si pjesë e një proteste politike, je një person i sëmurë”, shtoi ai.

Por protestuesit thonë se rrëfimi i Vance është një trillim dhe se ata kishin kaluar spontanisht nga zëvendëspresidenti në rrugën e tyre, për në një protestë aty pranë.

Një video gati tre minutëshe nga incidenti duket se tregon Vance të rrethuar nga Shërbimi Sekret ndërsa protestuesit e pyesin atë për luftën e Rusisë në Ukrainë, dhe tërheqjen e mbështetjes së SHBA.

“Ne mendojmë se është në interesin më të mirë të [popullit tonë] dhe sinqerisht në interesin më të mirë të ukrainasve që lufta të ndalet”, thotë Vance në një video të ndarë me median e Ohajos WCPO.

Vance gjithashtu thotë se Rusia “me siguri” pushtoi Ukrainën në vitin 2022, duke qenë në kundwrshtim me komentet e fundit të presidentit Donald Trump duke fajësuar Ukrainën për pushtimin.

Protestuesit i thonë atij “njerëzit po vdesin” dhe administrata po “shet” popullin e Ukrainës.

“Me respekt, zonjë, nuk jam dakord. Unë mendoj se ajo që ne po bëjmë është se ne në fakt po detyrojmë një zgjidhje diplomatike”, thotë Vance. /Telegrafi/

Exit mobile version