Qindra protestues pro-palestinezë kanë vërshuar sot aeroportin e Makhachkala-s në Republikën Ruse të Dagestanit për të pritur aterimin e një aeroplani nga Tel Avivi.
Sipas raportimeve të shumta, protestuesit kishin për qëllim për të sulmuar pasagjerët nga aeroplani, transmeton Telegrafi.
Tani, situata thuhet të jetë përshkallëzuar më tej në aeroportin e Makhachkala-s ku protestuesit janë parë duke u përleshur me forcat e rendit që u mobilizuan aty; ata janë parë duke hedhur gurë dhe gjëra të tjera ndaj zbatuesve të ligjit.
Protesters at #Makhachkala airport throwing stones and other things at law enforcers. In some videos, sounds similar to shooting can be heard. pic.twitter.com/pRn6aT1mt0
— NEXTA (@nexta_tv) October 29, 2023
Aty u dëgjuan të shtëna armësh, derisa një person mund të shihet me armë në dorë.
Një video tjetër, tregonte se si protestuesit po i kërkonin hebrenjtë në vetura afër aeroportit madje një moment u panë derisa u munduan të rrokullisin një makinë policie. /Telegrafi/
BREAKING:
The lynch mob which stormed the airport in Dagestan, Russia to search for Jewish passengers are now looking for Jews in cars near the airport and are clashing with police officers trying to stop them.
Here, they can be seen trying to flip over a police car pic.twitter.com/0I2CczJ4uB
— Visegrád 24 (@visegrad24) October 29, 2023