Katër protestues pro Palestinës u arrestuan pasi u ngjitën në çatinë e dhomës së Parlamentit të Australisë të enjten, një shkelje sigurie e dënuar nga ligjvënësit, në të njëjtën ditë që një senator i partisë në pushtet dha dorëheqjen për qëndrimin e qeverisë ndaj Palestinës.
Protestuesit qëndruan në çatinë e ndërtesës në Canberra për rreth një orë, duke shpalosur pankarta të zeza duke përfshirë një ku shkruhej “nga lumi në det, Palestina do të jetë e lirë”, një refren i zakonshëm i protestuesve pro palestinez.
Një nga protestuesit mbajti një fjalim duke përdorur një megafon duke akuzuar qeverinë izraelite për krime lufte, një akuzë që ajo e hedh poshtë.
🚨#WATCH: As Pro-Palestine protesters climb onto the roof of the Parliament House in Canberra, Australia.
Several hours ago, Pro-Palestine protesters bypassed security and climbed onto the roof of the Parliament House in the capital city of Canberra,… pic.twitter.com/2FJnmLJEjp
— R A W S G L 🌎 B A L (@RawsGlobal) July 4, 2024
Nuk do të harrojmë, nuk do të falim dhe do të vazhdojmë të rezistojmë”, tha protestuesi, transmeton Telegrafi.
Policia dhe sigurimi këshilluan njerëzit të mos ecnin drejtpërdrejt protestës së organizuar në hyrjen kryesore të ndërtesës, ndërsa të tjerë u panë në çati duke u përpjekur të largonin protestuesit.
Të katër u arrestuan dhe u akuzuan për shkelje të ligjit dhe u ndaluan të hyjnë në parlament për dy vjet, tha një zëdhënës i policisë.
#BREAKING: Pro-Palestine demonstrators have scaled the roof of Parliament House in Canberra and unfurled multiple banners.
Police are on scene following the major security breach. #9News
DETAILS: https://t.co/gef96YCYHB pic.twitter.com/JvT0SkfEk3
— 9News Australia (@9NewsAUS) July 4, 2024
Kryeministri Anthony Albanese ka dënuar veprimin e këtyre protestuesve, duke bërë thirrje se përgjegjësit duhet të ndjejnë fuqinë e ligjit.
“Protestat paqësore kanë një vend të rëndësishëm në shoqërinë tonë, por kjo nuk ishte një protestë paqësore”, shtoi ai.