Telegrafi

Protestuesit para Qeverisë ngjyrosën fotografitë e Gruevskit dhe Ivanovit (Foto)

Protestuesit e “Revolucionit Laraman” mbrëmë para Qeverisë vendosën fotografinë e Nikolla Gruevskit, ku shkruante “Mafia” dhe fotografinë e kryetarit Gjorge Ivanov, ku shkruante “Abolim”, transmeton Telegrafi Maqedoni nga Meta.

Balona me ngjyra të ndryshme janë hedhur drejt këtyre dy fotografive, ndërsa më pas protestuesit edhe e dogjën fotografinë e Ivanovit. Mes tjerash protestuesit brohorisnin “Dorëheqje, Dorëheqje”.

Protesta filloi më orën 18 para PSP-së prej ku turma u drejtua drejt Kuvendit.

Para protestuesve u drejtua aktivistja Doroti Packova e cila tha se secili ka të drejtë të ankohet, t’i shemb padrejtësitë dhe të punoj për të ardhme më të mirë.

“Ne nuk vendosim faqet tona për shuplakë, jemi të gjallë dhe duam të jenë të gjallë edhe fëmijët tanë”, tha Packova.

Para turmës u drejtua edhe Bogoev i cili mes tjerash tha:

“Të mund Gruevski të dëgjoj dhe të ndjej atë që dëgjoj unë, menjëherë do t’i mbledh plaçkat dhe do të shkojë aty ku e kanë vendin kriminelët”.

Në protestën e mbrëmshme që mbaroi para Qeverisë, protestuesit porositën zv-ministrin plotësues për punë të brendshme, Mitko Çavkov dhe kreun e VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski se nuk kanë frikë nga arrestimi dhe inçizimi sepse kjo i bën edhe më të fortë.

Protesta mbrëmë u mbajtën edhe në Veles, Manastir, Prilep, Radovish, Strumicë, Kërçovë, Ohër dhe Kadavar.

Krahas protestave në Kërçovë, Ohër dhe Kavadar u mbajtën edhe kundër- protestat e LQMM. Ata kërkojnë zgjedhjet të mbahen më 5 qershor dhe të dilet nga kriza politike. /Telegrafi/