Site icon Telegrafi

Protestuesit në Shkup dhe kërkesat e tyre nga pushteti për uljen e ndotjes (Video)

“Tanimë janë thënë cilat janë masat e nevojshme, habitem pse nuk ndërmerren. Prerja e drunjve, urbanizimi, fabrikat, mbipopullimi, automjetet kontribuan për këtë. Të ketë autobusë pa pagesë, të ndërpritet prerja e drunjve, të ndërpriten ndërtimet”

“Të ketë gjelbërim”

“Atë që e premtuan kryetarët e komunave, ta realizojnë. Pushteti më në fund t’i gjejë ndotësit kryesorë dhe t’i dënojë. T’i përforcojë kontrollet dhe të realizojë të premtuarën gjatë fushatës zgjedhore”

“Nuk është e vërtetë se veturat bëjnë ndotjen, ndotje nuk ka kur nuk punon industria e rëndë”, ishin porositë e protestuesve të dalur para Qeverisë së Maqedonisë në protestën e sotme kundër ndotjes së tepërt të ajrit në Shkup./Telegrafi/

Exit mobile version