Site icon Telegrafi

Protestuesit ndërpresin fjalimin e Bidenit në Karolinën e Jugut, kërkojnë paqe dhe armëpushim në Gazë

Presidenti amerikan Joe Biden i cili kishte shkuar sot për një vizitë në Karolinën e Jugut, është ballafaquar me një situatë të pakëndshme derisa po mbante fjalim në një kishë.

Me të filluar fjalimin ai u ndërpre nga mbështetësit pro-palestinezë, që kërkonin nga ai paqe në Gazë dhe armëpushim të menjëhershëm, transmeton Telegrafi.

Protestuesit vazhdimisht brohorisnin armëpushim dhe paqe në Palestinë, derisa presidenti mundohej të bindte turmën se e kupton pakënaqësinë e tyre në lidhje me atë se çfarë po ndodhë atje.

Që nga fillimi i luftës mes Hamasit dhe izraelitëve, presidenti Biden është ndërprerë disa herë nga protestuesit derisa tentonte të fliste.

Atë shpesh e akuzonin se nuk po bën sa duhet për të ndërprerë gjakderdhjen në Gazë, ku dhjetëra mijëra civilë kanë humbur jetën. /Telegrafi/

Exit mobile version