Gazetarja që ndërpreu dje transmetimin e drejtpërdrejtë televiziv shtetëror në Rusi teksa mbante një parullë proteste kundër luftës është gjobitur me 255 euro (280 dollarë).
Marina Ovsyannikova, një punonjëse e Channel One, u paraqit më herët në Gjykatën e Qarkut Ostankino në Moskë.
Ajo kishte mbajtur një tabelë pas një prezantueseje në studio që lexonte lajmet dhe bërtiste parulla që dënonin agresionin rus në Ukrainë.
Hetuesit shtetërorë po shikonin sot nëse ajo mund të dënohej sipas një ligji të ri që parashikonte dënime me burg deri në 15 vjet, raportoi agjencia ruse e lajmeve TASS, citon skynews.
Megjithatë, mësohet se ajo mori një gjobë pasi u shpall fajtore për shkelje të legjislacionit të protestës.
Ndryshe, ka pohuar se për shumë vite mediat shtetërore kanë propaganduar të pavërteta dhe se i vjen turp që këto propaganda është dashur t’i lexoj gjatë edicioneve informative. /Telegrafi/