Në Shkup sot në bulevardin “Aradhat Partizane” në afërsi të Sallës Universale filloi protesta nën moton “Kush është i radhës”.
Protesta është reagim ndaj rastit të Frosina Kulakovës dhe incidenteve të ngasjes së pakontrolluar dhe mosndëshkimit, të cilat sjellin pasoja tragjike.
“Siguria është e drejtë, jo luks”, “Nëse një sistem i korruptuar jeton, populli vdes”, “Sot drejtësi për Frosinën, nesër për ne të gjithë”, “Nuk është vendi fatal, por populli dhe sistemi”, “Her future stolen, his privilege exposed”, “Rrugët nuk janë pista garash” janë disa nga pankartat e mbajtura nga pjesëmarrësit në protestë.
Të pranishëm në protestë janë edhe anëtarët e familjes së Frosina Kulakovës.
Siç njoftuan organizatorët, protesta ka për qëllim të adresojë tri probleme kryesore: Mosfunksionalitetin e sistemit për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve që janë në konflikt me ligjin, siguria e pamjaftueshme në qytete dhe glorifikimi i sjelljeve devijuese.
Organizatorët po bëjnë thirrje për masa urgjente për përmirësimin e koordinimit ndërmjet institucioneve, sigurimin e kushteve të sigurta të jetesës në qytete dhe rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për pasojat e mosndëshkimit dhe sjelljes devijuese.
Frosina Kulakova nga Negotina më 29 janar të këtij viti është përplasur derisa po kalonte në vendkalimin për këmbësorë në bulevardin “Aradhat Partizane” në afërsi të Sallës Universale në Shkup.
Vajza njëzet e dy vjeçare është goditur nga njëzet vjeçari Vasil Jovanovi nga Shkupi, i cili ka qenë duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, pa patentë shofer dhe ka kaluar në semafor të kuq derisa ka qenë duke kaluar në një vendkalim për këmbësorë.
Njëzet vjeçari nga Shkupi i dyshuar për vdekjen e Frosinës i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditë, ndërsa për të edhe paraprakisht ka pasur kallëzime penale për një tjetër aksident trafiku dhe për përdorim të paligjshëm të drogës.
Tubim paqësor u mbajt edhe në Negotinë, vendlindjen e Frosinës, si dhe në Kavadar.
Qytetarët në Shkup mbajtën një tubim paqësor të premten, ku ndezën qirinj dhe vendosën lule para fotografisë së Frosinës. Përmes shkrimeve si “Lidhjet nuk e kthejnë jetën njerëzore” dhe “Nuk është aksident, por vrasje”, ata marshuan drejt Kuvendit të RMV-së dhe Gjykatës Penale dhe kërkuan përgjegjësi nga institucionet për Frosinën dhe për të gjitha viktimat në akidente trafiku.
Tubim paqësor u mbajt edhe në Negotinë, vendlindjen e Frosinës, si dhe në Kavadar.