Site icon Telegrafi

Protestohet në Shkup kundër nënshkrimit për fqinjësi të mirë në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë

Rreth tridhjetë njerëz sot në disa vende në Shkup kanë protestuar kundër nënshkrimit të shpallur të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për anëtar të Shoqatës “Bllazhe Koneski”, të cilët protestuan në mënyrë paqësore para Ministrisë së Punëve të Jashtme, ndërsa më pas grupi u mblodh në afërsi të katedrales në Shkup, ku te sheshi “Kliment Ohridski” u vendos një skenë e improvizuar.

Protesta pastaj vazhdoi edhe para Qeverisë. Takimi i cili ishte i njoftuar në Ministrinë e Brendshme, shkaktoi bllokim të komunikacionit.

Përndryshe nesër, kryeministri Zoran Zaev me homologun e tij bullgar, Bojko Borisov, do të nënshkruajnë një marrëveshje mbi vendosjen e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve. /Telegrafi/

Exit mobile version