Një grup i shoqatave nesër organizojnë protestë për marjen e mandatit të kryeministrit Zoran Zaev nga ana e presidentit Gjorge Ivanov, për mospërmbajtje ndaj garancave të dhëna dhe punës kundër interesave kombëtare maqedonase dhe interesave shtetërore, ndërsa punë për interesa të huaj dhe rrënim të shtetit.
“Me marrjen e mandatit do të mundësohet të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe shtetit, nga të gjitha veprimet prej të cilave shteti dhe populli maqedonas vendosen nën okupim të qetë të drejtpërdrejtë”, thonë organizuesit.
Protesta e qetë planifikohet të mbahet në ora 17 para zyrës së BE-së.
“Njëkohësisht, për shkak të politikave joparimore ndaj Republikës së Maqedonisë, ndërhyrjes në politikat e brendshme të një shteti të pavarur, sovran dhe anëtar të OKB-së, në mënyrën e duhur do të senzibilizohet çështja maqedonase”, thuhet në ftesën e organizuesve.
Si organizues të këtij marshi janë nënshkruar Shoqata qytetare “Rilindja”, Këshilli mbarëmaqedonas Makedonium, ‘Tvrdokorni’, Lëvizja për vlera civile dhe Rruga e vetme, të cilët ftojnë që Maqedonia në vend se të jetë ‘vijë e zjarrit’, të jetë urë e bashkëpunimit qytetar ndërmjet lindjes dhe perëndimit./Telegrafi/