Ka përfunduar protesta në mbrojte të kufijve të Kosovës e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Me hajna nuk ka shtet”, “Albin Kurti”, “Luginën e duam sa Prishtinën”, ”Demokraci”, ishin disa nga parullat e qindra protestuesve sot në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Gjatë fjalimit të tij në protestë, lideri i VV-së, Albin Kurti, theksoi se kjo protestë paqësore dhe madhështore është për Thaçin dhe Vuçiqin, andaj presidenti Thaçi duhet ti mbetet vetëm i së kaluarës.
Ai tha se Populli i Kosovës nuk e meriton një president si Thaçin.
“Ne kemi nevojë po ashtu edhe për një Qeveri të drejtë dhe të dinjitetshme. Ne kemi nevojë për zgjedhje për mirëqenie më të mirë”, tha ndër të tjera Kurti.
Përveç qytetarëve dhe aktivistëve të shumtë që i janë bashkuar protestës me moton “Një popull si nënshtrohet një njeriu”, të thirrur nga LVV-ja, në protestë janë parë edhe deputetja e LDK-së Vjosa Osmani, deputeti i Pavarur Korab Sejdiu, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, pjesëtarë nga shoqëria civile./Telegrafi.
PROTESTA PËRMES FOTOGRAFIVE