Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk është pjesë e organizmit të protestës së të shtunës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Kështu thuhet në një njoftim të kësaj partie.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk është pjesë e organizmit të protestës së të shtunës, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Ne kuptojmë shqetësimin e secilit për këtë çështje, njëherësh prapë i bëjmë thirrje Qeverisë që të tërhiqet nga shtrenjtimi i rrymës.
Gjithashtu, ne respektojmë vullnetin e secilit për pjesëmarrje në këtë protestë dhe apelojmë që të respektohen masat antiCOVID”, thuhet në njoftimin e AAK-së.
Ndryshe, mbrëmë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se nuk do të marrin pjesë në protestën kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, e cila organizohet këtë të shtunë nga PSD-ja.
Megjithatë, Krasniqi deklaroi se subjekti që drejton nuk është kundër organizimit të këtyre protestave. /Telegrafi/