Reperja Tyna publikoi së fundmi projektin e saj më të ri muzikor “Kce”.
Kënga në fjalë është pritur mirë nga fansat, dhe në vetëm 24 orë pas lansimit ka arritur shifra të larta klikimesh në kanalin YouTube.
Megjithatë, një nga frazat e këngës ku citohen fjalët “A bën me fol”, e që janë pjesë e një deklarate satirike të një djaloshi në internet, është shndërruar në temë mediatike shumë të përfolur.
Një reagim ka ardhur nga protagonisti i kësaj video në Facebook, i cili është shprehur se nuk ka dhënë miratim për përdorimin e kësaj shprehje me zërin e tij.
Ndërkohë, miratim për përdorimin e deklaratës qesharake me qëllim sensibilizimi dhe shndërrimi në diçka të këndshme, e ka dhënë Besim Harja, i njohur për frazën satirike “Urime Drenicë, Urime Drenas”.
Për takimin me këtë të fundit, kishte treguar vet Tayna përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.
Mirëpo menaxheri i reperes, Rinor Hykolli, ka thënë për Telegrafin se kanë marrë miratimin nga Besim Hajra për përdorimin e dy deklaratave, si atë “Uriem Drenas, urime Kosovë”, ashtu edhe “A bën me fol”.
“E kanë përdorë tre milionë shqiptarë e tash e ka përmend, Tayna ka kërkuar të dalë dhe të takohet edhe me djalin e frazës “A bën me fol” por ai nuk është lajmëruar, ndërkohë Besim Hajra është lajmëruar në studio dhe ka dhënë aprovimin e tij, dhe ne kemi ndërruar vetëm zërat. Nuk e kemi kuptuar përse vendosi të reagojë ashtu pas publikimit të këngës“, ka thënë Hykolli për Telegrafin.
Ndërkohë, statusi në të cilin Ilir Hajla doli hapur me deklaratë kundër Taynës se nuk ka dhënë aprovimin e tij për përdorimin e asaj shprehje, është fshirë tashmë nga Facebook. /Telegrafi/