”Është e qartë se Athina dëshiron një Maqedoni të qëndrueshme. Kjo është mënyra e vetme që të mundësojë zgjidhje të emrit, e cila është çështja më e rëndësishme e hapur për Greqinë në Ballkan”, shkruan portali grek ‘Protagon’ në analizën për atë pse situata në Maqedoni ka rëndësi të madhe për Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Portali thekson se, gjithashtu, joqëndrueshmëria e mundshme në vendin tonë do të mund t’i intensifikojë ‘presionet për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, si mënyrë për sigurimin e paqes, që do të shkaktojë dhimbje koke në Athinë me çështjen e pazgjidhur për emrin’.
”Në të njëjtëm kohë, vendi ynë ka interesa ekonomike në vend edhe krahas tërheqjes së bankave greke nga vendi fqinj, përmes procesit të masave për ndërtimin e besimit bëhen përpjekje për bashkëpunim më të afërt në sferat siç është energjetika’, shkruan portali grek duke përkujtuar se dy vendet dakordohen edhe lidhshmëri me gazsjellësin, njofton AIM.
‘Protagon’ në fund shkruan se marrëdhëniet midis Athinës dhe Shkupit asnjëherë nuk kanë qenë të afërta edhe krahas takimeve të shpeshta në vitet e fundit midis ministrave të punëve të jashtme të të dyja vendeve. /Telegrafi/