Site icon Telegrafi

Propozuan një minutë heshtje për të nderuar viktimat e sulmit rus në Dnipro – dëgjuan zërin e një gruaje nën rrënoja – ekipet e shpëtimit e nxjerrin

Në rrjetet sociale është shfaqur videoja e momentit të shpëtimit të një gruaje nga rrënojat e ndërtesës në Dnipro të Ukrainës, që forcat ruset e bombarduan.

Pamjet në Twitter të Iuliia Mendel, ish-zëdhënëses së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, shfaqin këtë moment, transmeton Telegrafi.

“Ekipet e shpëtimit kishin propozuar mbajtjen e një minute heshtje për vdekjen e civilëve, kur dëgjuan zërin e një gruaja. Kjo e ndihmoi atë që menjëherë ta nxjerrin nga rrënojat”, shtoi Mendel.

Kujtojmë që forcat ruse mbrëmë kanë goditur me raketa ndërtesën kolektive nëntëkatëshe, në jug të qytetit ukrainas Dnipro.

Në këtë sulm brutal humbën jetën 28 persona dhe 83 tjerë janë plagosur, në mesin e të plagosurve janë 14 fëmijë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version