Telegrafi

Propozimi i ri nga Serie A dhe FIGC: Rikuperimi i ndeshjeve të shtyra më 7-8 dhe 9 mars – Interi vazhdon të jetë kundër

Seria A po mundohet ta respektojë datën e mbylljes së kampionit që është 24 maji, por duhet të gjendet një zgjidhje për ndeshjet e shtyra nga frika prej coronavitusit.

Kanë mbetur të rikuperohen gjashtë ndeshjet që janë shtyrë në fundjavën e kaluar, përfshirë edhe derbin mes Juventusit dhe Interit.

Ndeshjet mund të zhvillohen mes 7 dhe 9 mars, që i bie mes së shtunës dhe të hënës.

Ky është propozimi i Këshillit të Lega Serie A që do tu shkojë në të gjitha klubet në mënyrë që të ketë përgjigje nesër në mëngjes.

Propozimi që ka pëlqimin e Këshillit, ka lindur këtë mëngjes nga një takim mes presidentit të Serie A, Paolo Dal Pino, dhe presidentit të FIGC, Gabriele Gravina, me këshilltarët e federatës, Giuseppe Marotta (Inter) dhe Claudio Lotito (Lazio).

Pastaj propozimi shkoi  në mbledhjen e Bordit, i cili dha pëlqim (edhe vetëm Interi është aktualisht kundër këtij propozimi), por ia ka dorëzuar klubit për vlerësim.

Sipas kësaj hipoteze të zgjidhjes, midis të shtunës 7 dhe të hënën 9 mars gjashtë ndeshjet do të rikuperohen, që u shtyhen gjatë fundjavës së kaluar.

Ndeshja janë: Sampdoria-Verona, Udinese-Fiorentina, Milano-Genoa, Parma-Spal, Sassuolo-Brescia dhe Juventus-Inter.

Ndeshjet e shtyra tjera do të rikuperoheshin më vonë.

Torino-Parma, Verona-Cagliari dhe Atalanta-Sassuolo do të zhvillohen të mërkurën me 18 mars, ndërsa ende mbetet një datë për tu gjetur për ndeshjen Inter-Sampdoria. /Telegrafi/