Site icon Telegrafi

Propozimi i Ramës për Asociacionin, Berisha: Maskat ranë, teksti është shkruar në Beograd dhe pastaj është rishkruar në Tiranë

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar sot pas lajmit se kryeministri Edi Rama ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Berisha në një deklaratë para gazetarëve tha se maskat kanë rënë dhe se siç tha ai “argati i Vuçiqit në detyrim ekstrem, shpalosi veten si një vasal, i shpifur i doktrinarit dhe njërit prej autorëve të gjenocidit serb në Bosnjë dhe Kosovë”.

Lexo po ashtu Kryeministri Rama ia dorëzon një draft të Asociacionit kancelarit gjerman Scholz dhe presidentit francez Macron

“Sot Edi Rama në detyrim doli dhe informoi shqiptarët se kanë hartuar dhe dorëzuar tekstin e marrëveshjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Natyrisht vetëkuptohet që teksti është shkruar në Beograd dhe pastaj është rishkruar në Tiranë.

Ky akt përbën një ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Kosovës në emër të Beogradit, përbën një akt më të shëmtuarin në historinë e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve”, tha ai.

Berisha theksoi se përbën një akt që nxit dhe nuk qetëson konfliktin, një akt me të cilin Edi Rama të zgjidh problemin e tij të tmerrshëm me Charles McGonigal. /Telegrafi/

Exit mobile version