Site icon Telegrafi

Propozimi i ëndrrave për Taylor Swift

Calvin Harris është duke u përgatitur për fejesë, pasi do t’i blejë një unazë të dashurës së tij, Taylor Swift – një unazë në vlerë prej 500 mijë dollarësh.

Ka vetëm disa muaj që çifti kanë filluar të takohen, por kanë shfaqur dashurinë e tyre përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale duke treguar përkushtimin ndaj njëri-tjetrit dhe është vetëm çështje kohe para se të kurorëzojnë dashurinë e tyre, transmeton Koha.net..

Një burim i afërt me çiftin ka deklaruar për revistën Life & Style se Calvin është duke planifikuar që t’i bëjë një propozim të mahnitshëm të dashurës së tij.

“Taylor i adhuron unazat e mëdha, prandaj ai do t’i blejë një të tillë”.

“Ai është në kërkim të gurëve të çmuar dhe do shpenzojë së paku 500 mijë dollarë”, ka thënë burimi.

Exit mobile version