Andrei Fedorov, ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Rusisë, parashikoi se shumë shpejt pritet të ndodh një sulm ukrainas ndaj Moskës.
Ai këtë parashikim e bëri gjatë një paraqitje televizive, ku tregoi se çfarë mund të ndodh nëse ukrainasit furnizohen me armatim edhe më të fuqishëm se tanket luftarake.
Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, ndau regjistrimin e diskutimit në rrjetet sociale.
Një nga pjesëmarrësit në diskutim e pyeti Fedorovin nëse do të përshkallëzohej lufta me dërgimin e aeroplanëve luftarakë në Ukrainë.
Fedorov pohoi se dërgimi i aeroplanëve do të ishte kalimi i “vijës së kuqe. Është një sulm ndaj qendrave komanduese në Moskë”, deklaroi ish-këshilltar i Kryeministrit rus dhe Zëvendës Presidentit.
Ndryshe, Putin ka urdhëruar ngritjen e disa bazave ushtarake rreth Moskës mes frikës së një sulmi të ushtrisë së Ukrainës. /Telegrafi/
"A strike on command centers in Moscow is bound to happen" – Russian propaganda pic.twitter.com/YPgSTBvmVh
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) February 1, 2023