Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramdani ka folur pas hedhjes së shortit të Ligës së Konferencës, ku do të ndeshjen me klubin Liepaja.
Gjatë ditës së djeshme është hedhur shorti për ciftet e Ligës së Konferencës, ku fati deshi që Gjilani të takohet me klubin nga Letonia, Liepaja.
Për këtë short dhe ndeshjen ndaj klubit të Letonisë ka folur edhe trajneri i Gjilanit, Ramadani.
“Një kundërshtar i respektuar në këtë fazë të garës”, ka thënë fillimisht Ramadani për faqen zyrtare të klubit.
“Kemi filluar mbledhjen e informacioneve për kundërshtarin edhe pse kemi pak njohuri, pasi që kemi parë ndeshjen me Strugën në edicionin e kaluar”.
“Do përgatitemi sa më mirë për këto dy ndeshje dhe presim që të kalojmë këtë rund të garës, pasi që qëllimi është të kualifikohemi sa më larg”, përfundoi trajneri i Gjilanit.
Ndryshe, Gjilani ndeshjen e parë do të luajë në Prishtinë me datën 7 korrik, ndërsa ajo e kthimit me 14 korrik. /Telegrafi/