Një pronar i pasur i një shtëpie i cili kishte prerë një “pemë të mbrojtur” për shkak se i bllokoi dritën e diellit nga ballkoni i tij i ri, është urdhëruar të paguajë gati 40,000 sterlina.
Në rastin e parë të këtij lloji në Britani, Samuel Wilson, 40 vjeç, i ishte thënë se duhet të paguajë një gjobë të përgjithshme prej 40 mijë funtesh, përcjell Telegrafi.
Kështu, me marrjen e dënimit të tij, Wilson u bë personi i parë që u trajtua me një akt të tillë, për një rast që përfshinte dëmtimin e një peme për të përmirësuar dritën.
Një gjykatë dëgjoi se Wilson shtoi një ballkon të ri në dhomën kryesore të shtëpisë së tij luksoze në 2016.
Megjithatë, ai më vonë e kuptoi se ishte lënë i mbuluar në hije nga pema rreth 12 metra a lartë, në kopshtin e tij në jug-perëndim.
Pema ishte subjekt i një Urdhri për Ruajtjen e Pemëve, që do të thotë se Wilson duhet të kishte kërkuar leje nga autoriteti lokal para se të priste atë. /Telegrafi/