Pronari i Leicester City, Vichai Srivaddhanaprabha ka deklaruar qëndrimin e mesfushorit algjerian, Riyad Mahrez edhe për këtë sezon.
Srivaddhanaprabha ka reaguar me humor në lidhje me spekulimet e vazhdueshme që lidhin Mahrezin me Arsenalin.
Sipas pronarit të kampionit anglez, aty shihet një ‘bisedë’ ndaj tij dhe mesfushorit algjerian.
“VS: Ti, nuk je në shitje!! Mahrez: Në rregull shef”, thuhet një titull në faqen e tij në ‘Instagram’ së bashku me foton më poshtë.
Ndryshe, Mahrez është shumë i kërkuar nga trajneri francez, Arsene Wenger, i cili nuk pritet të heq dorë deri në fund të afatit kalimtar. /Telegrafi/