Telegrafi

Pronari i Toyota Aygo pretendon se brejtësit po ia “hanë” veturën

Pronari i Toyota Aygo pretendon se brejtësit po ia “hanë” veturën

Me shumë shenja brejtësish në veturë, pronari mendon se po i sulmohet vetura që është e ndërtuar me material që është “miqësor me natyrën”.

Tony Steeles nga Croydoni i Londrës, ka thënë se në pjesë të ndryshme të veturës ka kafshime dhe gërvishtje, pasi kjo markë veture është ndërtuar nga një material i “gjelbër”, transmeton Telegrafi.

“Sistemi ajror është kafshuar dhe ka dy vrima të mëdha në pjesë të ndryshme të plastikës – si brenda po ashtu edhe jashtë”, ka thënë pronari për Auto Express.

Zyrtarë të kompanisë Toyota këtë rast e kanë quajtur të pazakonshëm. /Telegrafi/