Pronari i Evertonit, Farhad Moshiri dëshiron të bëjë një lëvizje shokuese për të rebeluari e Arsenalit, sulmuesin kilian, Alexis Sanchez.
Shefi i pasur i skuadrës nga Goodison Park po planifikon të vazhdojë me shpenzimet e tij edhe në afatin janar, pavarësisht nga fillimi i dobët i sezonit nga klubi i tij.
Moshiri do të donte të bënte një marrëveshje shokuese prej 30 milionësh për sulmuesit kilian, Senchez, nëse Arsenali vendos ta shes rebelin e tyre.
Por, Sanchez ka deklaruar tashmë se dëshiron të luaj në Ligën e Kampionëve, dhe Manchester City dhe Paris Saint-Germain janë në krye të listës së tij.
Megjithatë, Moshiri ka treguar tashmë ambicien e tij duke nënshkruar me yllin e madh anglez, Wayne Rooneyn nga Manchester Unitedi.
Plus ai është përpjekur të joshë francezin Olivier Giroud dhe ish-sulmuesi i Chelseat, Diego Costa për tu transferuar në Everton.
Pronari i klubit beson se një emër i madh do të jetë më i mirë dhe dëshiron një përmirësim në formën e skuadrës për të tërhequr yjet si Sanchez.
Burimet pranë Sanchez zbulojnë se sulmuesi po lëkundet për të nënshkruar kontratën e tij të re në Emirates, por Everton ende planifikon të provojë transferimin e tij. /Telegrafi/